Shiu i papritur me siguri ka ngritur pikëpyetje për planet e fundjavës. Rezervimet për në plazh apo drekat në natyre, për fat të keq duhet t’i rishihni sepse kapriçot e motit s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i pranojmë!
Për ç’kohë duhet të përgatiteni në vazhdim?
Kthesa e fortë e motit sot pas ditëve të nxehta, duket se do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës, por kjo nuk përjashton kthjellimet e pjesshme të kohës.
Sipas meterologëve, luhatjet e motit pritet të ndodhin edhe gjatë ditëve në vijim me reshje në pjesën jugore dhe lindore të vendit pavarësisht një përmirësimi të dukshëm që do të ndodhë pasditen e sotme dhe gjatë ditës së nesërme.
Lajmi i mirë? Temperaturat do të ulen dhe pritet të luhaten nga 25-28 gradë Celsius në zonën qendrore të vendit duke zbritur deri në 20-24 në zonat veriore dhe veri-lindore.
Pra, vapën torturuese nuk do ta ndjeni për pak edhe nëse zgjidhni të anulloni çdo plan plazhi, kështu që edhe një herë tjetër, shihni anën pozitive!