9.5 C
Tirana
E enjte, 22 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Plas debati mes deputetëve socialist, Igli Hasani kritikon Ballën në Komisionin e Jashtëm: Taulant pusho tani!

    Në Komisionin e Jashtëm, ka pasur dhe një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe drejtuesin e komisionit Igli Hasani.

    Teksa Hasani po hapte votimin, Balla i ndërpreu fjalën duke iu drejtuar Shehajt, i cili u ngrit në këmbë për tu larguar.

    Në këtë moment Hasani ndërhyri duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar Ballës që të ndalonte dhe t’i lejonte të vazhdonte me drejtimin.

    Hasani: Le të fillojmë procesin e votimit

    Balla- Shehajt: Hë mo nuk do të votosh ti? Ulu voto

    Hasani: Taulant të lutem tani. Më lër të vazhdoj ta bëj këtë. Rri të vazhdojmë. Nuk do të ulet, lerë të iki.

    Balla: Qetësohu

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit