Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin dhe shkaku ka qenë se kush do ta mbajë biletën e kthimit, nëse moderatorja eliminohet të shtunë.
Kiara ka kërkuar që biletën ta mbajë ajo dhe ta hapë në studio ku në rast se e ka “vajtje-ardhje”, t’ia bëjë surprizë këngëtarit kur të kthehet. Por, Luizi ka këmbëngulur që biletën ta mbajë ai dhe ta hapë në shtëpi, kur ajo të jetë në studio.
Luizi: E kam një lloj shprese, te njerëzit dhe te bileta e kthimit. Që do ta hap unë, prej shtëpisë..
Kiara: Biletën do e marr me vete unë. Edhe nëse e kam do e kesh surprizë kur të vij.
Luizi: Jo nuk dua ashtu surprizash unë. Do e mbaj unë.
Kiara: Unë dua ta marr me vete.
Luizi: Jo dhe jo. Do e mbaj dhe do e hap unë
Të shtunën Olta dhe Kiara përballen kokë më kokë se kush do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.