24.5 C
Tirana
E premte, 12 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Plas lufta në PD, Berisha sulmon Bujar Leskajn me Çim Pekën: Bën plazh me Vullnet Sinajn, ti s’duhet të shkelësh më në selinë e PD

    Çim Peka i ka vlerësuar të drejta pozicionet drejtuese të shpallura në Grupin Parlamentar të PD nga Sali Berisha. Sipas tij, Gazment Bardhi është më i përshtatshmi për ta kryesuar grupin, duke qënë se ka artikulim, ka kurajo për të denoncuar dhe për t’u përplasur me qeverinë.

    Në këtë kontekst, Peka sulmoi ashpër deputetin dhe drejtuesin e PD për Vlorën, Bujar Leskaj, që ka dalë kundër Bardhit.

    Peka u shpreh se Leskaj vetë pati rezultat shumë të keq në Vlorë, por shtoi se ai nuk bëri asnjë denoncim për masakrën elektorale.

    Sipas Pekës, në vend që të denonconte, ai bëri plazh me Vullnet Sinën. Peka ka aluduar hapur për miqësinë dhe interesat personale te Leskajt me deputetin socialist Vullnet Sinaj.

    Kjo sipas tij, është arsyeja pse Leskaj del kundër Bardhit. Kujtojmë se kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kërkoi legjislaturën e shkuar heqjen e mandatit të deputetit Sinaj pasi u zbulua se ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij, në kundërshtim me ligjin.

    “Nuk shikoja dikë më të përshtatshëm se Gazment Bardhi. Bardhi ka dhe artikulim, dhe guxim dhe është ajo që në këto kushte që është opozita, i duhet një opozite. Ajo sallë do përplasje. 

    Bardhi ka treguar që këtë gjë e bën. Nuk e ka bërë keq. Këta që kishin mendime kundër, ky që thoshte sot që ishte kundër për Bardhin, duhet të japë motivin. Gjëja më e mirë vota kundër brenda llojit, por e argumenton.

    Nëse motivi është se pse ka kërkuar djegien e mandatit të Vullnet Sinajt dhe unë e kam shok, ky është banalitet. 

    Nëse motivi është rezultati i Fierit, ti e ke katastrofë në Vlorë. Nuk foli një fjalë në Vlorë për manipulimin. Do të thotë se ti pranon rezultatin 9 me 3. Ti s’duhet të shkelësh më në selinë e PD.

    Ti zotëri mos bëj plazh me Vullnet Sinajn gjithë verën por dil e denonco vjedhjen nëse do të bësh opozitë. Nëse s’do të bësh opozitë dhe bën lojë për interesa personale, bëj si të duash”, tha Peka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit