18.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Plas në “Dancing With The Stars”, Ronaldo kapet me Olta Gixharin: Mos vlerësove veten si aktore?!

    Si Diego dhe Paloma e telenovelës “Kur ti të jesh e imja”, kanë zbritur në skenën e “Dancing With The Stars” Ronaldo dhe Frenki me një Rumba.

    Juria ka kritikuar ashpër kërcimin, duke e vlerësuar me pikë të ulëta. Valbona Selimllari i dha Ronaldos 7 pikë, Lori Bala 3 pikë, Ilir Shaqiri 6 pikë, Olta Gixhari 4 pikë.

    24 pikë, por moderatori nuk është larguar pa ‘zë’ nga skena, ndërsa ka vendosur të ‘kompensojë’ Oltën për batutën e sanduiçit javën e shkuar dhe pikët e ulta të kësaj jave me një koment therës.

    Ronaldo: Mos ndoshta e kishe vlerësimin për veten tënde si aktore Olta?

    Olta: Po shumë mirë bën ai, kur ja ka dhënë Top Channel këtë kohë televizive shumë mirë bën ai, le të shpifi, le të hedhë baltë.

    Bora: Ronaldo respekto njerëzit që janë këtu.

    Iliri: Unë mendoj që në këtë skenë secili prej jush duhet të ketë qetëninë mendore të respektoni njeri tjetrin, ti je aty unë jam këtu dhe mendoj që tit ë dalësh për një sanduic.

    Ronaldo: Gjithsesi VIP 9 është kodi. Ju që na doni dhe na mbështesni, mund të rimbursoni pikët që Olta nuk dha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit