13.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    PLAS në emision, ish-deputeti Haklaj akuza analistit: Ju keni shkatërruar familjen Hyka në Francë!

    Në studion e Breaking në Top News debati mes të ftuarve ka degraduar në fyerje dhe sulme personale.

    Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj është përplasur me analistin Genc Burimi.

    Teksa Haklaj po fliste për “doktrinën e Bashës”, Burimi u shpreh i fyer që merr pjesë “në një emision me figura politike”. “Unë nuk jam militant, këto janë kongrese politike. Kam një orë me këtë zotëri dhe Trekëndëshi i Bermundës është thënë 100 herë”, tha ai.

    “Ta them 100 herë, sepse trekëndëshi i Bermundës po të mban peng. Ti nuk je militant partie, por ti paguhesh nga foltorja dhe ti je ai që ke shkatërruar edhe familje në Francë. Ke shkatërruar familjen e Tefik Hykës. Ti që del e flet aty për moralin. Po ta kujtoj familjen Hyka çfarë i ke bërë! Dhe je një merecenar që paguhesh nga Foltorja”, iu përgjigj Haklaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit