Kandidatja e primareve në PD, Adriana Kalaja ka akuzuar rivalin e saj Belind Këliçi si të lidhur me Soros dhe të implikuar në aferën e inceneratorëve.
Në një intervistë për Ora News, Kalaja deklaroi se demokratët vendosën që të votojnë programin e dikujt që është i blere nga Soros dhe Erion Veliaj.
“Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite”, theksoi Kalaja, duke iu referuar kështu Belind Këlliçit, që doli i pari.
Megjithatë, ai ka hyrë në balotazh me Ilir Alimehmetin, pasi nuk siguroi dot 50% të votave.