9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Plas në studio live, konkurrenti çohet të godasë Ronaldo Sharkën!

    Ronaldo Sharka është përfshirë në një debat në studio me konkurrentin e “Përputhen”, Orjanin.

    Teksa ky i fundit po fliste me një ndër konkurrentët e tjerë për sedrën dhe dinjitetin e një mashkulli, moderatori nderhyne dhe e pyet se çfarë eshte sedra. “Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjiteti”, tha konkurrenti, ndërsa Ronaldo shpërthej në të qeshura nga përgjigjia e tij.

    Ironia e moderatorit ka acaruar shumë Orjanin, i cili tentoi që të godasë Ronaldon, por u ndalua nga djemtë e tjerë në studio.

    Ronaldo: Orjan çfarë është sedra?

    Orjani: S’je ashkushi ti që të më drejtohesh dhe ta shpjegoj. Sedra është diçka që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes. Kjo është sedra.

    Ronaldo shpërthen në të qeshura në studio.

    Megi Pojani: Çfarë ka për të qeshur Ronaldo?

    Orjani: A e din se kë ke përballë?

    Ronaldo: Jo.

    Orjani: A e di se kush jam? E di shumë mirë se kush jam.

    Ronaldo: Jo pra, ma thuaj.

    Orjani: Lej batuat se e din shumë mirë se kush jam, o Ronaldo. Kam respekt për karrigen që je ulur ti, por të më përqeshësh ti mua!

    Megi Pojani: Ishe shumë i qartë Orjan dhe e kuptoj revoltën tënde.

    Ronaldo shpëthen në të qeshura.

    Ronaldo: Ndjesë! E ftoj që ta marrë më me sportivitet situatën, se gjërat ndonjëherë i komplikojmë dhe i vështirësojmë më shumë (Ronaldo shpërthen në të qeshura).

    Orjani: Tani nuk tallem. A i njeh njerëzit more ti? A e din se kush jam unë?

    Ronaldo: Çfarë i ke këto muhabete kalajamsh, o Orjan?!

    Ndërhyjnë të tjerët në studio që ndajnë palët dhe ndalojnë Orjanin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit