17.5 C
Tirana
E premte, 14 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Plas sherri mes Agron Shehajt e Endri Shabanit: Ti e hëngre njëherë, unë të hapa sytë…

    Agron Shehaj i partisë “Mundësia” dhe Endri Shabani i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” janë përfshirë në një debat mes tyre në emisioni Opinion lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

    Diskutimi nisi për shkak të përfshirjes së deputetit të PD Dashnor Sula në listën e “Nisma Shqipëria Bëhet”, për të cilin Shabani tha se nuk është përfundimtare pasi ka afat edhe 4 ditë për t’u bërë ndryshimet në këto lista.

    Nga ana tjetër, Agron Shehaj ndërhyri duke iu drejtuar Shabanit se “nuk po tregohen seriozë” në sytë e publikut.

    Diskutimi vijoi me Agron Shehajn duke i thënë se ka gabuar në aleancë politike dhe se nuk ka për t’u bërë deputet.

    Agron Shehaj: Nuk kuptova lidhjen midis Dash Sulës dhe mua. Tregohuni pak seriozë sepse është me ju apo s’është me ju? Se po lini nam. Ju dëgjojnë dhe ju shikojnë.

    Blendi Fevziu: Kjo është lista e kandidatëve për deputetë e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Dashnor Sula është numri 19.

    Agron Shehaj: Nuk keni pse më fusni mua në punët tuaja. Nëse u doli boja me 5 minuta, nuk është faji im. Mbani përgjegjësi.

    Endri Shabani: Ndoshta dhe me Sali Berishën do bëje mirë ta kishe, por jo me mua.

    Agron Shehaj: Nuk e kam me ty, ti e ke me mua se më përmende më the “ashtu si e bëmë me Agron Shehajn”. Çfarë bëre me Agron Shehajn? Ç’lidhje kam unë?

    Endri Shabani: Po, thashë që të kemi bërë ftesë dhe ta bëjmë prapë që të bashkohemi pavarësisht se ke qenë deputet i PD-së…

    Agron Shehaj: Unë të hapa sytë…ti e hëngre njëherë herën e parë kur gabove aleancën. Tani po e ha prapë. Nuk të bën dot njeri deputet. Unë ta bëra të qartë, të hapa sytë, ti nuk do të shikosh. Ti shikon vetëm problemet e të tjerëve dhe nuk do t’ia dish.

    Endri Shabani: Agron, nuk e kemi luftën me njëri-tjetrin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit