10.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Plas sherri mes Argitës dhe Zenit

    Përveç drejtësisë, familja Berisha duket se ka probleme edhe mes vetes.

    Këto probleme tashmë janë duke u shfaqur edhe publikisht.

    Këtë të enjte, në televizionin e Familjes, ishte paralajmëruar një intervistë e Çim Pekës me Argita Malltezin.

    Por intervista më pas është anulluar në momentet e fundit.

    Peka e ka bërë emisionin me disa analistë.

    Nuk dihen ende arsyet e përplasjes mes dy fëmijëve të Berishës, por me sa duket Shkëlzenit nuk i ka pëlqyer protagonizmi i së motrës dhe mbështetja që ka marrë ajo nga Sali Berisha, i cili po e projekton atë si pasardhësen e vet.

    Ndaj dhe pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit po i shfaqin edhe publikisht.

    Aq sa Argita, refuzon të shkelë në televizionin që financohet nga i vëllai.

    Ndërsa Argita mbështetet nga i ati, burime pranë familjes Berisha thonë se Liri Berisha ndërkohë, mban krahun e të birit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit