12.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Plas sherri mes Rogertit dhe Stenaldos: O legen, më përmende djalin…

    Pas përplasjeve që Selin pati me Rogertin disa kohë më parë, pasi ky i fundit hodhi akuza mbi udhëtimet e saj në Dubai dhe marrëdhëniet e saj me djemtë, Stenaldo ka provokuar banorin që ai t’i thoshte gjërat edhe më hapur.

    Rogerti nuk është tërhequr nga deklarata e tij, ndërsa këmbëngulte ende se i kishte parë fotot e Selin në Dubai dhe ishte i sigurt për ato çfarë kishte thënë.

    Nga ana tjetër Stenaldo ka reaguar ashpër pas krahasimit që Rogerti i bëri nënës së tij, duke i përmendur atij djalin.

    Pjesë nga debati:

    Stenaldo: Thuaje troç fare, je burrë t’ia thuash troç?

    Rogerti: Ja kam thënë nga fillimi deri në fund.

    Stenaldo: Ça bën në Dubai?

    Rogerti: E kam thënë një herë.

    Stenaldo: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

    Rogerti: Krijo ndonjë dinamikë, puth Malin, ndonjë gjë kështu.

    Stenaldo: Ça mendimi ke për këto gocat që shkojnë në Dubai? Ça janë? Janë fjalë që nuk i thua dot këtu brenda?

    Rogerti: Fotot e Dubait unë i kam parë.

    Stenaldo: Fjalën pse nuk e thua troç, o i pafytyrë.

    Rogerti: O kam folur në Prime o s’ka folur kush. Kam dalë nga dera, jam deklaruar, nuk e di ça doni më prej meje.

    Stenaldo: Do ia thoni troç fjalën kësaj vajzës.

    Rogerti: Ja tha dhe publiku ‘jala Selin, ja Dubai’, kuptoje ça thonë fansat.

    Stenaldo: Na e thuaj pak mendimin tënd për vajzat që shkojnë në Dubai.

    Rogerti: Jepi Stenaldo, ça mendimi ke për thikën.

    Stenaldo: Dreqit në punë nuk i hyn. Po unë s’e di si ke ardhur ti deri këtu, duke sharë, duke fyer, duke u zhburrëruar vetë.

    Rogerti: Kush të çoi te dera e kuqe, se mua më dërgoi Monika. Nuk e durove dot analogjinë që të shpjegova kur ajo më shau gruan mua, kur ta analogjova me nënën tënde, nuk të pëlqeu?

    Stenaldo: Shkove prapë aty e palaço burrë?

    Rogerti: Nuk të pëlqeu e? Analogjinë e nënës tënde nuk e pëlqeve.

    Stenaldo: Kujt i vjen këtu palaço, o bastard.

    Rogerti: Kjo më ka thënë për gruan time, e të bëra analogjinë me nënën tënde.

    Stenaldo: Kurrë nuk t’a ka thënë, e përdor kastile. Të të vij turp, rrite fëmijën tënd siç më ka rritur nëna ime mua.

    Rogerti: Ma përmend djalin.

    Stenaldo: E ke përmendur vetë djalin, e ke futur në dhe këtu brenda me fjalët që ke thënë, mu hiq sysh.

    Rogerti: Ku e kam futur djalin.

    Stenaldo: Me fjalët që ke thënë, fjalët e tua që i ke thënë ti, palaço burrë. Më vjen këtu dhe më nis sërish me analogji.

    Rogerti: Djalin ku e kam futur?

    Stenaldo: Me fjalët që ke thënë këtu, në dhe e ke futur këtu.

    Rogerti: Unë bëj be o djalë legen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit