Myslim Murrizi ka reaguar pasi Bujar Leskaj theu vendimin e Partisë Demokratike, për të mos marrë pjesë në protestën pro UÇK në Tiranë.
Murrizi ka komentuar deklaratën e Leskajt, që tha se nuk i rruhet për vendimet e partisë.
“Bujar Leskaj “ka” te drejte qe nuk e rruan se eshte “rruajtur” dy pale zgjedhje rresht ne 2021 tek Luli, ne 2025 tek Muli per te qen drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 ne liste te mbyllur.
Pra kur “rruhesh” dy herë rresht per te mar mandat pa vota, nuk mund ta rruash per asnje “berber”.
E dyta, Partia nuk eshte repart ushtarak qe te funksionojë me urdhera leshi por bashkim vullnetar individesh qe mbrojne interesat e tyre dhe te shtreses qe perfaqesojne.
Partia ka kushtetuten e saj qe quhet STATUT dhe ne STATUT thuhet qe Partia funksionon me VENDIME qe i marrin organet qe drejtojne Partine, dhe çdo vendim duhet te jete publik i argumentuar per kauzen qe meret dhe ne interesin politik te Partisë.
Kur te tjeret nuk e rruajne per organet e Partisë dhe nuk i mbledhin se mendojne qe i bejne te gjitha vete, ateherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë te tjere ne vazhdim nuk do ta rruajne fare derisa leshi i tyre te “fshij“ oborrin dhe zyrat e PD si fshesë korenti”, shkruan Murrizi.