12.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Plasin grushtat në Gramsh, vëllai i kryebashkiakut sherr me kryetarin e PS

    Një konfrontim fizik ka ndodhur mes kreut të PS në Gramsh, Enis Zani dhe vëllait te kryetarit aktual të Bashkisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00 në qytetin e Gramshit.

    Mësohet se Lorenc Taçe, vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Klodian Taçe, ka debatuar me fjalë por më pas debati ka kaluar në konflikt fizik me Enis Zanin, kryetarin e Partisë Socialiste, dega Gramsh dhe drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tajar Bicin.

    Ngjarja ka ndodhur në prani të ish-deputetit Besian Ajazi, i cili është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Gramsh. Mësohet se ai nuk ka ndërhyrë për të ‘ulur gjakrat’.

    Ende nuk bëhet me dije shkaku që i ka çuar ata në konflikt fizik, ndërsa nga Policia nuk ka pasur reagim mbi këtë ngjarje. Një prej arsyeve mund të jetë edhe mos rikandidimi i Klodian Taçes për bashkinë e Gramshit./ Report Tv

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit