Mediat sociale kanë një fuqi të madhe – kjo nuk është sekret për askënd. Ato mund ta shndërrojnë brenda natës një njeri fare të zakonshëm në një personazh të famshëm.
Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një burri nga Mançesteri, Britani e Madhe, i cili po punonte si në cdo ditë tjetër.
Mbi 6 milionë njerëz panë, vetëm në pak orë, një klip të postuar nga një grua në TikTok, në të cilin shfaqej burri anonim, teksa mblidhte mbeturina.
Një burrë “i zakonshëm”, që në fakt ishte mjaft simpatik, me një trup të lakmueshëm dhe bark të skalitur.
“O Zot, a ke Instagram?” e pyeti gruaja dhe ai u përgjigj menjëherë: “Po, mund të më gjesh si @OllyS7”.
Videoja, e postuar me mbishkrimin “Unë dhe mami takuam një burrë të adhurueshëm në Hale sot kur ishim të bllokuar pas një kamioni plehrash. Mund ta kërkoni, vajza”, u bë menjëherë virale.
Mijëra gra filluan menjëherë të kërkonin OllyS7 – emri i vërtetë i Olly Smith – në rrjetet sociale, duke e ndjekur dhe duke i dërguar mesazhe.
“Çfarë 72 orësh të çmendura! Një grua më filmoi në rrugë ndërsa punoja në Hale dhe më ktheu padashje në qendrën e vëmendjes”, shkruajti ai.
Tashmë ai është bërë papritur një yll i rrjeteve sociale, edhe pse është një punonjës i thjeshtë që pastron plehrat.