23.5 C
Tirana
E martë, 8 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Po babi ku është?” – Ronaldo Sharka kujton të atin e ndjerë: Çdo ditë që kthehem në shtëpi, pyes mamin…

    Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin, i cili një vit më parë humbi betejën me kancerin duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët e tij.

    Ronaldo shkruan se e gjen veten shpesh duke pyetur për të pasi ka shumë mall.

    E gjej veten shpesh duke pyetur mamin çdo ditë që kthehem në shtëpi: Po babi ku është? S’di a e kupton nga atje lart se sa shumë më mungon, por thjesht s’di ç’të bëj e çfarë të them e s’di pse po e shkruaj këtë story, por kisha nevojë ta shprehja, askujt në veçanti ndaj ndonjëherë zgjedh këtë formë të shprehuri.

    Uroj të jem njeri i mirë sa gjysma jote, më ka marrë malli me ta ndjerë aromën e të zihemi ndopak. Plagët fillojnë mbyllen, por ky dreq malli veç se shtohet”, shkruan Sharka krahas një foto të babait të ndjerë, të postuar në “Instastory”.

    “Po babi ku është?”/ Ronaldo Sharka kujton të atin e

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit