I vendosur në qendër të kritikave për përmbytjet e mëdha që ka pësuar Shqipëria këto 48 orë, kryeministri Edi Rama që nuk pranon asnjë faj, edhe këtë herë e ka gjetur “fajtorin”: Bie shi më shumë se 10 vite më parë.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan:
“Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?
Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri!
Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë. *për cinikët dhe ironikët faktet bashkëngjitur”.
Duke mos bërë rolin e cinikut, siç shkruan kryeministri, dhe pse ka në pushtet plot 10 vite, Rama ende krahasohet me ish-qeverinë e Sali Berishës dhe nuk bën asnjë krahasim me dy mandatet e tij në qeveri.
Por tashmë, ka gjetur dhe justifikimin e ri për dështimet e qeverisjes: ndryshimet klimatike. Pra, nga “fajin e ka Saliu”, tashmë “fajin e ka ngrohja globale”. Qeveria? Kurrë nuk ka faj, sipas Edi Ramës.