Jori Delli, modelja e njohur shqiptare ka marrë sërish vëmendjen e mediave italiane, këtë herë pasi thuhet se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma.
Këngëtari postoi një foto në InstaStory ku shihet duke mbajtur dorën e një vajze. Fillimisht u spekulua se ishte dora e Ana Menës, këngëtarja me të cilën kanë edhe hite së bashku, me mbi 200 milionë shikime.
Por sipas investigatorit italian Alessandro Rosica, detajet tregojnë që identiteti misterioz është ai i Jori Dellit.
Këngëtari gjithashtu ka postuar disa foto të tjera, ku dyshja shihen duke u puthur në makinë.
Për ta njohur më shumë për publikun, mediat italiane kanë shkruar për jetën e saj private.
Në të kaluarën, Jori Delli ka qenë në një lidhje me Simone Camoles, djalin e ish-menaxherit Giancarlo Camolese. Ndër rrëfimet e saj, influencuesja tha se kishte tentuar të krijojë diçka me Zac Efron, por nuk ia doli kurrë.
Këngëtari dhe Jori Delli kanë zgjedhur të mos komentojë, duke mos e mohuar apo konfirmuar lajmin.





