31.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Po Edi Paloka, këlysh i kujt komunisti është!

    Inxhinieri Bardhyl Reso ka folur për zhvillimet politike në Shqipër, për Dritare TV.

    Zoti Reso ndau mendimet e tij mbi zhvillimet më të fundit nga PD dhe si i shikonte këcënimet e Sali Berishës.

    “Del Berisha thotë: le të rrijë po të dojë ai në Kryeminstri po t’ia mbajë se do ia tregojmë ne. Çfarë janë këto?

    Këto janë lufëra politike të nivelit jo zero, po nën zero. Këto janë për të qeshur. Ngrihet Edi Paloka, sulmon kryeministrin dhe e quan këlysh komunisti, për Kristaq Ramën.

    Po Edi Paloka këlysh i kujt komunisti është? Është i komunistit Tonin Paloka, sekretar Partie në Ministrinë Ushqimore, a çfarë ka qenë atëherë. Kjo është për të qeshur.

    Nuk e di kush e beson atë kur flet ashtu. Niveli i luftës politike ka degraduar në një farë shkalle sa që janë bërë krejtësiht të pabesueshëm .

    Grupi i Alibeajt voton pro hapjes së dosjeve, një nga gabimet më të madha që është bërë që nuk janë hapur deri tani. Në Shqipëri mabse ra komunizmi por nuk ra mendësia komuniste.

    Erdhën ish-sigurimsat dhe ish-komunistat që kishin metoda edhe më të sofistikuara se ato të diktaturës. Ndaj dhe ne jemi në këtë gjendje sot. Kur erdhi në fuqi Sali Berisha unë nuk di të kemi pasur ne më kundërzbulim.

    Sepse kush e shkatërroi Shqipërinë ? Nuk ishte vetëm mosdija që shkatërroi vendin por edhe një luftë që bënë shërbimet e huaja për ta arritur këtë. Në mënyrë të veçantë Asfalia greke.

    Bëmë SHIK, bëmë SHISH për çfarë? Që të luftojmë njeri-tjetrin? Kush i dogji plantacionet? Kush e bëri kryepeshkop Janullatosin? Këta nuk kanë as moral politik, po lëre moralin kombëtar që e kanë zero “, u shpreh zoti Reso.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit