Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, tha në një intervistë se gjatë qëndrimit në paraburgim e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë grekë, përfshirë 2 ministra.
“Vizita që më ka dhënë më shumë shpresë ishte ajo e Janullatos që më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë.
Kanë ardhur 2 ministra grekë, që i njihja para se të bëheshin ministra, një eurodeputet dhe një deputet.
Nga politika shqiptare ka ardhur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso”, tha Beleri.



