15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Po, kam blerë klikime”: Anxhela Peristeri e pranon dhe tregon pse blihen klikimet

    Anxhela Peristeri dhe një intervistë për “Aldo Morning Show”, për të folur më shumë rreth këngës së re “Kalimtar”, me të cilën merr pjesë në “Kënga Magjike”, por foli pa doreza edhe për blerjen e klikimeve.

    Anxhela tha se blerja e klikimeve është një strategji marketingu dhe synon ta promovojë këngën edhe më shumë. Madje, e pranoi se edhe vetë ka blerë 2-3 herë klikime.

    “Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë…
    Duket sikur e shtyn këngën, e marketon”, tha këngëtarja.

    Gjithsesi, ajo shtoi: “Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare Youtube” dhe se ka bindjen se një këngë nuk bëhet e suksesshme nga klikimet, pasi nuk është e nevojshme që një këngë të ketë 20-30 milionë klikime që të njihet nga publiku.

    Blerja e klikimeve është një tematikë mjaft e hasur kohët e fundit, sidomos pas reagimit të Ardit Gjebreas, i cili paralajmëroi artistët që marrin pjesë te “Kënga Magjike” dhe blejnë klikime.

    “Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera. Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë. Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.

    Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Artistët nuk dinë gjë, por njollosen.

    Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)”- shkroi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit