16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Po ktheheshin nga pushimet, çifti shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi në sy të fëmijëve

    Një aksident i rëndë automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ionia Odos, pranë rrugës me pagesë në afërsi të Janinës, i ka marrë jetën një çifti shqiptar.

    Një çift me origjinë shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në afërsi të Janinës. Sipas mediave greke çifti bashkë me dy fëmijët ishte duke u kthyer pas pushimeve që kishin kaluar në vendlindje.

    Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë dy fëmijët e tyre, të moshës 26 dhe 10 vjeç.

    Aksidenti rrugor ndodhi kur çifti i shqiptarëve e ndali makinën e tyre në një xhep të autostradës për të ekzaminuar një problem që ishte shfaqur gjatë udhëtimit.

    Ata kishin dalë për të parë se çfarë po ndodhte për shkak të defektit mekanik, duke lënë të hapur derën e shoferit dhe derën direkt pas sediljes së shoferit.

    Një mjet tjetër që kalonte me shpejtësi nuk i ka parë dhe e ka përplasur makinën e ndalur, duke u shkaktuar lëndime të rënda të dyve.

    Përpjekjet e mjekëve në vendngjarje kanë qenë të mëdha , por sipas informacioneve të ERT të Janinës, burri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa gruaja e tij gjatë transportit për në spital.

    Sipas epiruspost.gr, dy fëmijët që ndodheshin në mjet janë dërguar në spital, pasi janë tronditur rëndë sepse gjithë skena e aksidentit ka ndodhur para syve të tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit