15.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Po më mërzisin babin, vajza filloi të qajë”, Bashkëshortja e Gentit flet për debatin e tij me Oltën!

    Bashkëshortja e Gent Hazizit ka qenë e ftuar në “Big Brother Fan Club” ku ndër të tjera ka folur për debatin e ashpër që aktori ka patur me Olta Gixharin në shtëpinë e “Big Brother VIP” Albania.  Eltona Hazizaj theksoi se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon, “E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara.

    Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash dikujt aty brenda të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur pasur asnjë konflikt bazik, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet, dhe kjo është mënyra e tij për të vënë barrierat e veta, por nuk ofendon. Jam e bindur për këtë, që nuk do ta bëjë me asnjë nga banorët aty brenda”.

    Eltona mes emocioneve tregoi se vajza e saj është ndjerë keq kur ka parë të atit në disa skena debatesh të nxehta brenda shtëpisë, “E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra”.

    Më tej Eltona Hazizaj shprehet me bindje se bashkëshorti i tij nuk do të dalë asnjëherë nga karakteri i tij, Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon. Nuk lejon dikë që ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se deri në fund të karrierës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti. Nuk do të ndryshojë karakterin e tij për hir të lojës. Kjo është e sigurt”.

    Eltona tha se në debate jashtë shtëpisë Genti është një person që bën debat duke u ulur dhe folur gjatë, Genti është një person që bën shumë debat, ulet dhe flet gjatë. Flet dhe argumenton tërë kohës. Unë nuk e kam parë Gentin në situata të tilla që të sulmohet në atë formë. Unë mendoj që Genti u sulmua që në momentin që hyri në kuzhinë. U duk sikur strategjia e Gentit ishte të zaptonte kuzhinën”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit