7.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Po më tregon bukëshkalë”! Përplasje e fortë mes Ori Nebiajt dhe Eglës: Ke 3 muaj bërtet

    Debatet e ashpra nuk kanë munguar dje ku jo vetëm banorët, por të përfshirë janë edhe opinionistët. Një përplase ka ndodhur mes Ori Nebiajt dhe Egla Cenos, ku po diskutohej situata e aktores me Heidin. Egla është ndjerë e ofenduar nga fjalët e opinonistes, teksa Ori i tha se në asnjë moment nuk ka parë elementë ngrohtësie në shoqërinë e tyre.

    Egla: Me sjelljen e tënde më tregove bukëshkalë dhe bespreme

    Ori: Unë brenda po gjykoj lojën dhe parimet që ti ke përcjellë deri tani. Po me Romeon ç’të duhej ty sesi e trajtonte ai.  Mos më manipulo mua

    Egla: Unë jam kujdesur për të

    Ori: Ke tre muaj që bërtet

    Egla: Je duke më ofenduar pa dashje

    Ori: Ta lëviz Egla kokrrën e grurit, ta bën bosh. Ka gjetur te Heidi elementë shoqërie që e ka vlerësuar, ku është ofendime

    Egla: Ti me the që jam e ftohtë që gjeta Heidin dhe e përdora

    Ori: Nuk kam parë elementë ngrohtësie, nuk e kam parë o motër

    Egla: Shyqyr e paskam arritur qëllimin, qenkam një grua e fortë

    Ori: Meqë unë guxova disa kuptime të fjalëve, më thuaj për ça të ka mashtru Heidi, ku të preku kaq shumë, hë çfarë të bëri

    Egla: Janë ça gjëra që nuk janë të shkruara, quhen raporte. Nëse ti nuk i ke, nuk mund të flasim bashkë. Lidhen me ca ndjenja që nuk janë të shkruara.

    Ori: Me jep dy momente të dashurisë dhe zhgënjimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit