12.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Po, mund të ndiheni keq pas një masazhi dhe ja pse ndodh

    Ne mendojmë se nuk ka moment më të paqtë në jetën e njerëzve, se sa përkushtimi ndaj vetes, qoftë edhe për disa minuta ose një orë me një masazh që depërton në çdo qelizë të trupit duke bërë që të ndiheni të relaksuar.

    Por, a e dini që ju mund të ndiheni keq edhe pas një masazhi?

    Ja arsyet pse ndodh:

    “Një masazh deri në indet më të thella ul rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe nivelin e hormoneve të stresit, përmirëson funksionin imunitar, rrit nivelet e endorfinës dhe serotoninës dhe rrit qarkullimin e gjakut,” thotë terapisti dhe masazhatori Heather Wyborny.

    Por, shpesh terapistët përdorin presion të fortë dhe të përqendruar për të thyer tensionin e muskujve dhe indeve lidhëse, por ky presion ndonjëherë mund të dëmtojë.

    Dhimbja është efekti anësor më i zakonshëm i masazhit të indeve të thella. Duket pak e çuditshme në fakt, por masazhi stimulon lëvizjen e sistemit limfatik dhe muskujve në të gjithë trupin.

    Dhimbjet e kokës gjithashtu nuk janë të rralla pas masazhit, veçanërisht nëse terapisti/ja juaj bën shumë punë në qafë dhe në zonën e shpatullave. Ndërsa, të përzierat ndodhin më rrallë, sidomos nëse jeni të dehidratuar.

    -Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të sëmurë pas një masazhi

    Pirja e ujit para një masazhi për rregulluar nivelet e dehidratimit është vetëm një nga sugjerimet e ekspertëve. Por, edhe një çaj xhenxhefili nuk është keq pasi ndihmon për të qetësuar frymëmarrjen dhe çdo sëmundje tjetër, përpara një seance masazhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit