13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Po presin një fëmijë, por pas akuzave për tradhti, Mevlani ndahet nga partnerja?

    Edhe pse u konfirmua lajmi se ai dhe partnerja e tij po presin një fëmijë, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur, dhe tani, Mevlan Shaba, një nga personazhet e komentuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, duket se po përballet me sfida të reja në jetën personale.

    Sipas “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Për më tepër, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë.

    Ky zhvillim ka shkaktuar debat dhe spekulime të shumta në rrjet. Pak pasi partnerja i zbuloi shtatzaninë Mevlanit brenda shtëpisë së “BBVK”, erdhi reagimi i Livias, ish-it të Mevlanit dhe akuzat  për tradhti. Nuk dihet se nëse ishin akuzat e Livias qe kanë ndikuar në ndarjen e Mevlanit dhe partneres së tij. Per cdo rast pritet reagimi i dyshes për të treguar nëse lajmi që po qarkullon është i vërtetë apo jo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit