20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Po Shkëlzeni me Argitën udhëtojnë dot drejt SHBA-së, se Liria nuk shkon gjëkundi pa Saliun?

    Tri ditë para zgjedhjeve, pas pagesave të milionave dollarë të paguara për lobistë amerikanë, me shpresën se do të mund të hiqte non gratën apo të paktën të udhëtonte në SHBA, Sali Berisha prodhoi një lajm: Se ai mund të udhëtojë në SHBA.

    Fillimisht thanë se ai do të udhëtonte në SHBA para zgjedhjeve, pasi non grata kishte rënë me rizgjedhjen e Donald Trump, por duke qenë se kjo nuk ndodhi, nxorrën lajmin se DASH thotë që ai mund të udhëtojë drejt Amerikës me leje të posaçme.

    Dhe nxituan ta shesin këtë, si rënie të non grata-s.

    Vetëm se Berisha tha se nuk do të udhëtojë drejt SHBA-së, pasi është në kulmin e fushatës, duke qenë se të dielë janë zgjedhjet.

    Por nëse ka rënë non grata, atëherë një pyetje për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij: Shkëlzeni me Argitën udhëtojnë drejt SHBA-së, se Liria nuk shkon gjëkundi pa Saliun?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit