0.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Po sikur i shtriri në mes të rrugës të ishte babai yt?

    Një ngjarje aspak humane është shënuar në Fier, pranë fshatit Agim të Libofshës.

    Një makinë përplasi një të moshuar që po udhëtonte me motoçikletë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes i pashqetësuar për gjëndjen shëndetësore të të moshuarit, taman sikur të kishte përplasur një mace.

    Policia informoi se aksidenti u shënua rreth orës 12:10 minuta.

    Kanë qenë banorë të zonës të cilët i kanë vrapuar ta ndihmojnë shtetasin e identifikuar me inicialet P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë duke i dhënë dhe pak ujë dhe më pas kanë njoftuar efektivët.

    Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i motomjetit, 60 vjeçar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

    Ndërsa pyetja që mund ti shtrohet drejtuesit të mjetit është: “Po sikur i moshuari i shtrirë në mes të rrugës të ishte babai yt”?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit