15.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Po tani çfarë do thotë Sali Berisha?

    Komisioneri Ilirjan Celibashi thotë se të dhënat e dala nga rinumërimi i disa kutive të votimit për Bashkitë Elbasan dhe Kamëz kanë treguar se ato përputhen plotësisht me të dhënat që kanë gjeneruar pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

    “Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ Shqiperi”, shkruan komisioneri Ilirjan Celibashi.

    Ai thotë se të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve janë të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz. Në zgjedhjet e 14 Majit, veç dy bashkive të mësipërme, u votua dhe numërua elektronikisht edhe në atë të Vorës.

    Opozita ka pretenduar se në zgjedhjet e 14 majit pati manipulim të vullnetit të zgjedhësve dhe një ndër arsyet ka qenë dhe votimi dhe numërimi elektronik. Mirëpo, nga të dhënat që nxjerr Celibashi, del se këto akuza kanë qenë vetëm për konsum politik.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit