Banorja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka komentuar situatën e krijuar rreth Albës gjatë një bisede me Ludon, duke u ndalur te mënyra se si kjo e fundit po e përjeton lojën pas zhvillimeve të fundit në shtëpi.
Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh se për të do të ishte e pamundur të vazhdonte garën nëse brenda shtëpisë do të hynte një person nga e kaluara e saj sentimentale. Sipas saj, një situatë e tillë do të krijonte një presion emocional të papërballueshëm në kuadër të formatit.
“Mua të ma sjellin ish-burrin, unë çohem e iki”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se pavarësisht shpërblimit të madh në lojë, një përballje e tillë do ta detyronte të largohej menjëherë nga gara.
Deklarata e Hygertës vjen në një moment kur në shtëpi ka hyrë Limi, ish-partneri i Albës, një zhvillim që ka ndikuar dukshëm në gjendjen emocionale të banores dhe ka sjellë reagime të forta mes banorëve.
Në këtë kontekst, fjalët e Hygertës u panë si një krahasim i drejtpërdrejtë me situatën e Albës, duke theksuar vështirësinë e përballjes me të kaluarën në një ambient të mbyllur dhe nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave.



