Sara Berisha e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ka ndarë detaje lidhur me marrëdhënien e saj me PM. Njëherazi, ajo sqaroi edhe deklaratën e PM, i cili është shprehur se mbase po të mos ishte për këmbënguljen e Sarës kjo marrëdhënie mund të kishte përfunduar.
Dhe…le të themi se Sara ka bërë disi më shumë për lidhjen e tyre, të paktën kështu shprehet.
“Po të mos ishte për të dy, por mbase pak më shumë për mua (s’do ishim bashkë). Mbase në disa gjëra kam qenë më e duruar në lidhje me PM, për pjesën e punës, në shumë gjëra mbase edhe pak më personale”, tha ajo.
Ajo theksoi se se pas daljes nga “Big Brother VIP2” të dy njohën më mirë njëri-tjetrin dhe punuan për të ndërtuar këtë raport të krijuar brenda katër mureve.
“Pasi ne kemi dal nga BBV që e njohëm njëri-tjetrin edhe më mirë, sepse brenda atyre katër mureve e njeh vetëm aty brenda. Disa gjëra ishin edhe më ndryshe, mbase karakteri i PM ishte më i fortë, por që nëse e do një person edhe ai të do ty dhe mundohesh ta kuptosh, të bini dakord për shumë gjëra janë shumë gjëra personale”, shtoi ajo.
Pyetjes nëse PM do e linte këtë marrëdhënie ajo iu përgjigj: Jo se do e kishte lënë, por ai është person që mbase nuk është aq këmbëngulës sa unë.
Po ashtu, ajo theksoi se mbase ajo është përpjekur më shumë se PM (në disa gjëra) për lidhjen e tyre të dashurisë. Megjithatë, Sara nuk dha detaje se për çfarë ajo kishte sakrifikuar më shumë se PM.
Njëkohësisht, influencuesja theksoi se ende nuk ka marrë një propozim për martesë nga PM…por është në pritje!



