Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka telefonuar një i ri nga Durrësi, i cili nuk dëshironte të fliste për temën, por për të bërë një deklaratë dashurie për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Ai është tepër i mërzitur sepse, vajza që ai pëlqen dhe do nuk po i kushton më rëndësi dhe nuk i flet më në rrjetet sociale.
Erlindi: Mora për t’i bërë thirrje njerëz që e dua me gjithë zemër.
Aldo: I ke rënë gabim vëlla, nuk është ky emisioni i duhur.
Erlindi: E di.
Aldo: Po kur e di pse shkel rregullat?
Erlindi: E kam dashur me gjithë zemër dhe nëse me dëgjon nga televizori.
Aldo: Një minutë, ti çfarë moshe ke.
Erlindi: 25.
Aldo: Dhe dashuron një vajzë?
Erlindi: Po.
Aldo: Ajo e di, apo s’di gjë fare.
Erlindi: Po e di.
Aldo: Po ti ku e ke njohur këtë?
Erlindi: Në Tik Tok, në rrjetet sociale.
Aldo: Dashuri e vërtetë! Shqiptare apo e huaj?
Erlindi: Shqiptare, ri në Lezhë ajo.
Aldo: Ti e do këtë?
Erlindi: Po e dua me gjithë zemër.
Aldo: Pse e do me gjithë zemër, çfarë ka ajo të veçantë?
Erlindi: Jam fiksuar pas asaj. Është e bukur.
Albana: E ke takuar ndonjëherë apo po ke folur vetëm në telefon?
Erlindi: E kam takuar në Lezhë.
Aldo: Çfarë keni vendosur me njëri-tjetrin?
Erlindi: Kemi bërë marrëdhënie.
Aldo: Ka mbaruar punë ajo dhe ka ikur, apo jo?
Erlindi: Po.
Aldo: Të ka lënë ty?
Erlindi: Po.
Aldo: Më raftë pika!
Erlindi: Kur futem unë tek live im, ajo futet tek live-t e të tjerëve. Bëj thirrje nëse më dëgjon, e ka emrin Alda, Esmeralda.
Aldo: Kjo Esmeralda, çfarë intelekti ka?
Erlindi: Unë them që ajo më do me zemër.
Aldo: Çfarë ka bërë ajo për ty?
Erlindi: Kemi folur.
Aldo: Ku e ke kuptuar që të do?
Erlindi: Më do, më çdo video, më çon zemra. Nuk e di se çfarë i ka ndodhur, nuk di gjë.
Aldo: Ah moj Esmeralda çfarë na bëre moj dreq! Po çfarë do bësh nëse ajo zhduket befas?
Erlindi: Kam hedhur video në Tik Tok duke qarë.
Aldo: Është video jote?
Erlindi: Unë që ka hedhur për atë. E dua me zemër, jam fiksuar pas asaj.
Aldo: Kjo është vajza e parë që njeh ti?
Erlindi: Kam njohur vajza të tjera por ato kërkonin lekë, kjo më do me zemër. Kam ndërmend në fund të Janarit të bëj tatuazh fytyrën e saj.
Aldo: Dëgjo, po do mbahesh si burrat s’ke çfarë bën tani.