20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Poezia e Alfred Lelës për Berishën kthehet në objekt humori në rrjet

    Sali Berisha festoi pardje ditëlindjen mes dhjetra qindra urimeve, dhe Alfred Lela , i cili së fundmi është drejtor i zyrës se shtypit në selinë blu, i ka kushtuar një poezi.

    Gazetari Lela ka zgjedhur ta urojë Berishën me një poezi ku shkruan se është malsor dhe nuk ngurron ta krahasojë me Lekë Dukagjinin.

    Në vargjet e tij në prozë, Lela përmend dhe figura të tjera historike si Hamleti  apo dhe mbreti Lir, ndërsa thekson se fundi është gjithmonë një fillim për ish-kryeministrin Berisha.

    Poezia e Lelës ka shkaktuar shumë ironi në rrjet, pasi vështirë se mund të gjesh një nivel servilizmi të tillë!

    Postimi i Lelës:

    Silueta e Doktorit

    Shfaqet silueta e Doktorit;

    E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

    Duke udhëtuar me një salmon

    Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

    Është spikamë apo krismë,

    Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

    Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

    E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

     

    Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

    Me dy gishtat çërçillianë,

    Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

    “Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

     

    E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

    Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

    E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

    Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n’ballë.

    Silueta e Doktorit na bën me hije.

    Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

    Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret’ Lir.

    Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit