12.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Policia arreston 5 të rinj në Kamëz, pasi vodhën… 2 lopë në Universitetin Bujqësor

    Policia e Kamzës ka arrestuar në flagrancë 5 djem, bashkëpunëtorë në vjedhje, te cilet kane marre dy bageti ne fermen didaktike në Universitetin Bujqësor Tiranë.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

    F. D., 26 vjeç, F. H., 22 vjeç, H. Xh., 20 vjeç, D. B., 17 vjeç dhe L. T., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

    Sekuestrohet një automjet që dyshohet se është përdorur nga të arrestuarit, për vjedhje.

    “Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë vjedhur dy bagëti të trasha, në fermën didaktike, në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

    Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit