9.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Policia i tregon vendin krìmit në Shkodër: Arreston një grua 50 vjeç si pjesë të një bande krìminale

    Kur situata në Shkodër nuk ka qenë e qetë, me banda që mbikqyrin zgjedhje e me me vrasje të përmuajshme, policia sot bëri një deklaratë të bujshme.

    Arrestoi sot një grua 50 vjeç, për të cilën thotë se bën pjesë në organizatë kriminale.

    “Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetase të shpallur në kërkim, banuese në Bullgari, pasi akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.” – thotë mes të tjerash policia.

    Detaje nga policia: 

    Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasja bullgare:

    I. T.(D.), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

    Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. 3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit