10.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Policia malazeze dhunon ish-këshilltarin e Ilir Metës, e nxjerrin zvarrë nga makina

    Petraq Milo dhe familja e tij ranë pre e dhunës në pikën kufitare të Murriqanit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi .

    Milo ishte me bashkëshorten dhe djalin kur ra pre e veprimeve arbitrare nga ana e punonjësit të doganës malazeze, i cili i nxori me forcë nga makina dhe i shoqëroi në komisariat.

    Familja e Petraq Milos u dhunua na policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë.

    Ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, u nxor zvarrë bashkë me familjarët e tij dhe të pranishmit thanë se u dhunuan nga policia malazeze.

    Polici që ka dhunuar këtë familje, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.

    “Merr nga 10 euro, ndonjë red bull, puntorëve sezonalë sidomos nga Shkodra që të kalojnë pa probleme”-denoncoi një qytetar për JOQ.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit