8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Politikanët e kishin kthyer burgun si shtëpi

    Shumë politikanë të shndërruar në të burgosur “VIP”, kanë kaluar muaj të tërë mes një ambjenti luksi në burgun e Durrësit.

    Burgu i Durrësit, siç njihet rëndom, është institucioni me kushtet më të mira që strehon afërsisht 300 të paraburgosur në Shqipëri.

    I ndërtuar pas vitit 2007, ky institucion është i vetmi që ofron kushte argëtimi që nuk i gjen në institucione të ngjashme, ku nuk mungojnë as ambientet e faljes për besimtarët, një bibliotekë e madje dhe palestër.

    Ky institucion u pa si ideal pas nisjes së arrestimit të politikanëve të parë të lartë e më pas u bë “shtëpia” e mëse një duzine politikanësh e personazhesh VIP.

    Zgjatja e proceseve gjyqësore duket se ndikoi në një ndryshim thelbësor brenda burgut, në nevojën për krijuar kushte edhe më të mira.

    Pas lajmit të djeshëm, ku drejtoria e Burgjeve transferoi të gjithë të burgosurit VIP, politikanët e arrestuar për korrupsion, nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.

    Zyrtarisht konfirmohet se kjo lëvizje erdhi pas ngjarjeve në burgun e Peqinit, por gjithashtu edhe për shkak të një skandali që është kryer me lejen e autoriteteve.

    Një inspektim ka zbuluar se disa muaj më parë, brenda burgut janë lejuar grupe punëtorësh ndërtimi, të cilët kanë punuar për të krijuar kushte speciale për politikanët e arrestuar për korrupsion.

    Mediet shkruajnë se përmes ndërtimit të saleteve (material druri), këtyre politikaneve në paraburgim u ishte krijuar një dublex i vërtetë, me arkitekt të dedikuar ku sipër kishin krevatin e fjetjes ndësa poshtë kanë krijuar kushte të ndryshme; nga përdorimin i telefonave, laptopeve, e deri tek përdorimi i pijeve alkoolike.

    “Të burgosurve ju është lejuar ndërhyrja/investimi në dhoma (rikonstruktim/kompletim), tashmë thuajse të privatizuara, ndërhyrja ne dhoma ka kufizuar shumë mundësin e kontrolleve për elemente” shkruhet në një letër të që drejtori i komanduar i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj i dërgon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija.

    Ato që kanë qenë dhoma speciale janë arreduar dhe kthyer në dhoma të personalizuara.

    “Në dhomat të takimeve të zgjatura (speciale) janë bërë ndërhyrje nga të burgosurit (arredime/kompletim me krevate/dyshekë/kondicionerë/televizorë/ekspres kafeje etj), nga iformacionet që kemi këto dhoma janë të personalizuara” evidentohet më tej.

    Edhe ato që dikur kanë qenë ambiente të përbashkëta janë kthyer në ambiente të personalizuara për të dënuarit përjetë

    “Në të tre godinat (A/B/C), pothuajse të gjitha ambjentet e përbashkëta (dushe/klasa/dhoma këshillimi) e kanë humbur destinimin e tyre pas janë shndërruar në, palestra të personalizuara (ku jo të gjithë të burgosurit e kanë mundësinë ti frekuntojnë), vende ku ushtrohen punime artizanale, lavanteri të personalizuara etj…..” shkruajnë zyrtarët e burgut.

    Kanë çdo gjë që mund të ketë një ambient luksoz dhe nuk mungon asnjë aksesor:

    “Të burgosurve u janë lejuar dhe futur në dhoma frigoriferë jashtë përmasave të lejuara, kondicionerë, furra pjekje, vatra gatimi, mikrovalë, thekëse buke, shtrydhëse frutash, aksesorë muzike të komplikuar të pazbërthyeshëm, oke muzike me përmasa të mëdha, expres kafeje dhe materiale të tjera“

    E gjithë kjo ka ndodhur nën hundën e autoriteteve të cilat kanë lejuar modifikimin e qelive të ish- zyrtarëve të lartë dhe pritet që ky skandal të shkaktojë një tërmet brenda autoriteteve në ministrinë e Drejtësisë.

    Kujtojmë se aktualisht, zyrtarët e lartë që vuanin në paraburgimin e Durrësit ishin ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish- kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ish-kryetari i bashkise se Bulqizes Lefter Alla, ish-kryetari i bashkisë KukëS, Safet Gjici, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë Alfred Beleri, ish kryetari i Fushë Arrësit, Fran Tuci, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-drejtori i forcave Operacionale, Oltion Bustri, etj. Nga sot, të gjithë u transferuan nën forca të shumta sigurie drejt burgut të Fierit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit