15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Politikanët shqiptarë, sipas Grida Dumës

    Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë një intervistë ndryshe këtë të premte në “ABC e Mëngjesit”.

    Në një pjesë, ajo është përfshirë edhe në një lojë me moderatorin Alban Musa, ku secilit epitet të dhënë duhet t’i përshtaste emrin e një politikani shqiptarë.

    Duma nuk ka nguaruar të përgjigjet fare lirshëm duke folur troç dhe me emra konkret, nga Arta Dade, Mimi Kodheli te Dash Shehi.

    Xhentil: Është e vështirë si pyetje. Xhentilesa nuk është gjë që vlerësohet sot. Zoti Gjekmarkaj është shumë ‘nice’ në mënyrën e tij.

    Politikania më zonjë: Unë nuk e kam njohur vetë Albina Karamitro, por mendoj se është, Arta Dade po ashtu, Mimi Kodheli ka të tilla kualitete.

    Shpresëdhënes për të ardhmen: Ka disa, por janë paralel, nuk mund të them një individualitet, por një grupim.

    Më pak politikan: Dash Shehi nuk merret me politik korrekte, por bën polikë plotësisht, është shumë i ndjekur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit