Publikimi i qëllimshëm disa fotove provokuese dhe jo etike, nuk e pengoi një kandidate politike në SHBA, të fitonte zgjedhjet.
Brittany Hillard e cila ka pasur një llogari OnlyFans, u përpoq që të siguronte një rol udhëheqës në qytetin Kiski në SHBA. Fotot e marra nga llogaria që kishte në OnlyFans, u publikuan për t’ja prishur imazhin dhe për ta penguar në këto zgjedhje. Për këtë gjë policia ka nisur një hetim për të gjetur personat që kanë publikuar fotot.
Fotot e saj u shpërndanë nëpër qytet duke u ngjitur nëpër biznese të ndryshme. Zonja Hilliard ishte objektivi i një përpjekjeje për të prishur fushatën e saj, për të qenë një nga udhëheqëset e qytetit të saj në shtetin e Pensilvanisë.
29-vjeçarja në asnjë nga fotot nuk shihet nudo, por me të brendshme. Këto nuk patën impakt tek qytetarët duke e bërë atë të fitonte me lehtësi. Sipas gazetës lokale të lajmeve Trib Live, ajo fitoi 257 vota, ndërsa e dyta mori vetëm 194 vota.

