9.5 C
Tirana
E hënë, 2 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Politikë me nipin dhe mbesën e Hysni Kapos

    “Edi Rama me mbesën e Hysni Kapos derdhin lot për vilën e Enver Hoxhës”.

    Kështu shkruan Syri.net.

    “Kryeministri Edi Rama u shfaq në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha, për të dënuar incidentin me mjete shpërthyese të ndodhur një natë më pare nga protestuesit e opozitës.

    Por vizita e tij, ishte krah drejtueses të programit të Fondacionit Art Explora, Bisej Kapo, mbesë e ish-figurës së lartë të regjimit komunist Hysni Kapo ose siç i pëlqente Enverit ta quante në librat dhe veprat e tij “Besniku i Partisë””, thuhet në shkrim.

    Ndoshta mund të jetë vërtet e paimagjinueshme, që Rama del me mbesën e Hysni Kapos për të mbrojtur vilën e Enverit, siç thotë Syri.

    Por nga ana tjetër, atyre nuk iu vjen turp që nipin e Hysniut, Andi Bushatin, ta ftojnë çdo mbrëmje në televizionin e tyre.

    Ai është një ndër gazetarët më të egër kundër Edi Ramës.

    Ndaj, para se t’ju vijë turp nga shfaqja e mbesës së Hysni Kapos, ndoshta do të bënin mirë të shpjegonin pse ftojnë nipin e Hysniut.

    Se nuk mund të jesh edhe kundër mbesës së Hysniut pse ajo u shfaq krah Ramës, edhe pro nipit meqë është kundër Ramës.

    Kjo hipokrizia pastaj se ata që janë me Ramën, janë pjellë komuniste, këta që janë më ne, janë të pastër, sikur nuk shkon.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit