27.5 C
Tirana
E enjte, 4 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Portali i familjes Berisha sulmon komisioneren e BE-së, pse kërkon hyrjen e Shqipërisë në BE deri në 2029: Kat ë shkuar të errët

    Portali i familjes Berisha, ka sulmuar ashpër komisioneren e BE-së, Marta Kos, e cila ka kërkuar hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian sa më parë.

    Sipas portal të familjes Berisha, ajo ka një të shkuar të errët në shërbimet sekrete jugosllave.

    Shkrimi i portalit të familjes Berisha

    Marta Kos është e para komisionere e BE-së që ka patur një të shkuar me shërbimet sekrete jugosllave.

    Si e tillë kandimi i saj për Komionere e BE-së u shoqërua me një stuhi të vërtetë politike në Lubjanë dhe Bruksel. Kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Slloveni, Romana Tomc, e ka cilësuar këtë zgjedhje si “krejtësisht të papranueshme” dhe “problematike” për PPE-në, duke ngritur dyshime mbi të kaluarën e Kos dhe mbi aftësitë e saj për të përballuar një rol të tillë ekzekutiv.

    Sipas Tomc, Kos jo vetëm që nuk ka përvojën e nevojshme menaxheriale për të marrë një detyrë të këtij niveli, por mbart edhe një hije të së kaluarës: lidhjet e dyshuara me UDBA-n, policinë sekrete të ish-Jugosllavisë. Për të ilustruar skandalin, ajo bëri një krahasim të fortë: “A mund ta imagjinoni që në Gjermani të propozohej një ish-bashkëpunëtor i STASI-t si komisioner?”.

    Ky kundërshtim ka nervozuar edhe eurodeputetë të tjerë, që shprehën kontestime të forta kur u propozua Kos, duke theksuar se po riktheheshin njerëz me lidhje të errëta në zemër të institucioneve europiane.

    Procesi i emërimit të saj u kthye në një përplasje të hapur politike në Slloveni.

    Fillimisht, qeveria kishte propozuar Tomaž Vesel, ish-kryetar i Gjykatës së Auditorëve, por në minutën e fundit u tërhoq dhe u zëvendësua me Marta Kos. Kjo kthesë e papritur, që ndodhi pas presionit të Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen për të dërguar një grua, ndezi akuzat e opozitës për mungesë transparence dhe përulje të kryeministrit Robert Golob ndaj Brukselit.

    Kundërshtimi ndaj Kos ishte aq i fortë sa opozita sllovene kërkoi shpjegime se pse Vesel hoqi dorë, ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar, Franc Breznik, shtyu seancën dëgjimore për Kos deri në dy javë, për të kërkuar sqarim të rrethanave. Për PPE-në sllovene, fajtor për këtë ngërç u cilësua kryeministri Golob, të cilin Tomc e quajti “kryeministri më i dobët në BE” dhe tërësisht i kontrolluar nga Von der Leyen.

    Ky bllokim vuri në pikëpyetje jo vetëm imazhin e Sllovenisë, e cila mund të shihet si “shqetësuese” e Unionit, por edhe planet e vetë Komisionit për shpërndarjen e portofolave.

    Në këtë skenë të tensionuar, spikat edhe një detaj interesant: Marta Kos është e njohur për simpatinë e saj për kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin gajaset shpesh nëpër takime ndërkombëtare. Një ish-agjente e shërbimit sekret jugosllav dhe një adhurues i Vuçiçit, siç është Rama, thonë shumë gjëra.

    E shkuara e saj e errët dhe preferencat okulte të së tashmes shpjegojnë qartë pse emri i saj ngjall jo pak reagime në qarqe të ndryshme europiane vazhdimisht, edhe tani që ajo është në atë funksion të lartë të Brukselit.

    Me pak fjalë: Marta Kos, nuk është thjesht një Komisionere e radhës e BE-së, por një figurë e diskutueshme që përmbledh në vetvete tensionet mes Lubjanës, Brukselit dhe historisë së pashlyer të shërbimeve sekrete jugosllave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit