5.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Poshtërimi i katërfishtë i Belo Këlliçit nga Berisha

    Rrëfimi i Sali Berishës në një emision televiziv për ofertat që i ka bërë Agron Shehajt në këmbim të qëndrimit të tij në Partinë Demokratike, kanë ekspozuar padashur publikisht një poshtërim të shumfishtë të Belind Këlliçit nga Sali Berisha, duke nxjerrë në pah rolin e parëndësishëm të Belos në oborrin e Familjes Berisha.

    Së pari, kreu i opozitës Berisha tha se i kishte ofruar Agron Shehajt mbështetjen për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në 2023, opsion që Shehaj e kishte refuzuar pasi synonte kreun e PD-së. “I është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë? Jo tha, dua më shumë“. Në kushtet e mosopranimit të Shehajt, Berisha detyrohet të operojë me ‘gomën rezervë’, Belind Këlliçin, i cili pranoi kandidimin dhe humbi me 60 mijë vota përballë Veliajt.

    Së dyti, Berisha tha se i kishte kërkuar Shehajt të bënte një vizitë në SHBA, me sa duket për hallin e tij të ‘nongratës’, kërkesë e cila është refuzuar nga Shehaj. Në këto rrethana Berisha është detyruar sërisht të angazhojë ‘gomën rezervë’ Belind Këlliçin, i cili vitin e kaluar nisi një tur lobues në SHBA me qëllim të dyfishtë: Heqjen e ‘non gratës’ dhe orientimin e votës së Diasporës drejt PD-së.

    Së treti, Berisha tha se i kishte ofruar Agron Shehajt drejtimin e fushatës në Tiranë. “Iu ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës“. Edhe këtë propozim Shehaj e ka refuzuar. Belind Këlliçi shfaqet edhe një herë si zgjedhje nga halli. Berisha ia beson Këlliçit drejtimin e fushatës në Tiranë, edhe dy vite më parë shënoi disfatën më dramatike që nga themelimi i PD-së.

    Së katërti, dhe ky është edhe poshtërimi më i rëndë, Sali Berisha pasi ka caktuar Belind Këlliçin drejtues të fushatës në Qarkun e Tiranës, në Kavajë, pjesë e Qarkut të Tiranës, e ka dubluat me Elvis Roshin, të cilin Belo e ka akuzuar në vijimësi si përdhunues në grup dhe simbol i kriminalizimit të pushtetit vendor.

    Në 21 mars 2025, Sali Berisha justifikoi angazhimin e Elvis Roshit, ish kryebashkiakut socialist të Kavajës, në fushatë për PD-në, pasi djali i xhaxhait të tij kandidon për PD-në, duke theksuar se “kushëriri nuk është mëkatar për kushëriri. Nëse ky…si quhet. Eltoni nuk ka patur aktivitet me Elvisin. Se ka lidhje gjaku, s’mund të jetë argument. Duhet të jetë në listë të në nga partitë aleate“.

    Teksa Berisha hiqej sikur nuk i dinte emrin kushëritit të Roshit që po e kandidonte për deputet në Tiranë, ashtu siç nuk mbante mend emrin e baxhabakut në Gërdec, Elvis Roshi praktikisht kishte marrë drejtimin e fushatës së PD në Kavajë, pa dyshim me miratimin e Berishës.

    Belind Këlliçi jo vetëm nuk tejkaloi këtë poshtërim politik në heshtje, por justifikoi dje shndërrimin e tij në vartës të Elvis Roshit në Kavajë, të cilin e ka akuzar në vijimësi për përdhunim në grup. “…Unë e di që lufta e klasave është mbyllur në vitin 1990. Nëse shkoni me mentalitetin komunist, që është përdorur edhe ndaj meje, duke më anatemuar si dhëndër socialist e të tjera…“, tha Belo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit