21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Postimi i fundit i Butrint Imerit kuptohet si një “thumb” për Luizin, ja ç’ka bërë

    Luiz Ejlli-Kiara Tito-Butrint Imeri është trekëndëshi më i komentuar aktualisht në showbizin shqiptar. Çdo fjalë apo postim i tyre merret si një mesazh për njëri-tjetrin.

    Edhe postimin e fundit të Butrintit, fansat e kanë nënkuptuar si një ironi ndaj Luizit, pas lidhjes që ish e dashura e tij ka krijuar me të brenda në shtëpi.

    Ai ka postuar në InstaStory foton e një fëmije i cili ngjan shume ne Butrintin, por ajo ç’ka ka bërë më shumë përshtypje tek ndjekësit, janë detajet që ai ia ka vendosur. Bëhet fjalë për një kurorë mbreti në kokë dhe një luan që mban në dorë.

    Kujtojmë se në lidhje me ecurinë në BBV, fansat e etiketojnë shpesh Luizin si “luan” apo “mbret” dhe duket se Butrinti kërkon ta rivalizojë duke i treguar se “kush është mbreti”.

    Kujtojmë që edhe vetë Kiara Tito e ka përmendur shpesh në fillim Butrintin, dhe u duk sikur situata mes tyre do të përmirësohej, por mes tyre hyri Luizi, i cili tashmë ka vendosur që si “Luan” që është mos e lëshojë më prenë t’i ikë nga dora.

    Ndryshe Kiara dhe Butrinti kane qenë në lidhje dashurie para disat viteshe, ndërsa ishte Butrinti ai i cili i vendosi një kurorë Kiarës në fillim të Big Brother VIP.

    Postimi i fundit i Butrint Imerit kuptohet si një "thumb"

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit