15.1 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pranoi publikisht se ishte homoseksual, rrëfehet Klodi i BB: Qëndrova 3 muaj në spital, të gjithë më braktisën

    Klodi i BBV theu tabu kur gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit pranoi hapur se ishte homoseksual.

    Ai tregoi se kur doli nga BBV familjen e tij nuk e gjeti në shtëpi, pasi ishin zhvendosur prej opinionit publik.

    Ndërsa vetë, ai ka qëndruar 3 muaj në spital dhe se askush nuk e mbështeti.

    “Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjareve.

    U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital. U prish rehatia e familjes dhe s’e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet.

    Me pak fjalë, isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”, tregoi ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit