8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Prej kohësh i mungon publikut, Klajdi Haruni ZBULON çfarë po ndodh me Flori Mumajesin dhe jep lajmin e mirë

    Ashtu krejt papritur, një ndër artistët më të çmuar të skenës shqiptare vendosi që të tërhiqej nga muzika, nga rrjetet sociale e nga jeta publike. Askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi papritur me Flori Mumajesin, këngët e të cilit për të gjithë ishin “melhemi për shpirtin”.

    E teksa prej muajsh tanimë po qarkullojnë pyetet se: “Ku ndodhet Flori?”, “çfarë ka ndodhur me artistin?”, “Çfarë po bën ai me jetën e tij?”, ka qenë miku i tij më i mirë dhe këngëtari Klajdi Haruni ai i cili ka vendosur që t’i japë një përgjigje të gjitha këtyre pikëpyetjeve tona.

    Gjatë një tavoline korçare në shtëpinë e Arbana Osmanit në  Bogë, Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.

    Arbana Osmani: Nga bëhet Flori pyesin të gjithë o Klajdi? Të pyesin ty, më pyesin edhe mua, unë për vete e di që është duke punuar dhe duke bërë gjëra të bukura, por ti na thuaj ndonjë informacion pak më tepër se ti e takon pak më shpesh. Kur do të dalë kënga, kur do të dalë albumi se këto s’m’i thotë mua.

    Klajdi Haruni: Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë.

    Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.

    Klajdi Haruni: Disa i ka krijuar që tani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit