9.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    President me shishen e rakisë në xhep, opozita propozon emrin e parë: Të zgjedhim Dash Shehin

    Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    Sot u arrit në një konsensus mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës, për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Mediu ka kërkuar konsensusin mes opozitës për të dalë në një emër të përbashkët.

    Ai tha në Top Talk se ka nisur diskutimet me kreun e PAA Agron Duka, ku kanë shprehur emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit.

    “Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të kriujuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër.

    Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi.

    Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit