10.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Princ Leka e tradhtoi të shoqen me fotografen e vet personale? Zbulohet lidhja e re e tij

    Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Prej kohësh lajmi ka qarkulluar në media dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe në ditën e Krishtlindjes, ku Leka dhe Elia Zaharia publikuan foto vetëm me vajzën e tyre, ndryshe nga vitet e tjera.

    E mesa duket Leka jo vetëm është ndarë nga Elia Zaharia, por ka krijuar edhe një lidhje të re dashurie.

    Ditët e fundit ai ka shtuar numrin e fotove të postuara, ndryshe nga zakonisht, dhe në to shihet vetëm me vajzën e tij.

    Burime pranë “Living” thonë se pas aparatit qëndron e dashura e re e Lekës, të cilën ky i fundit e ka bërë tag edhe në postimet e tij.

    Bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar duke i bërë foto gjithë kohës Lekës.

    Kujtojmë që deri më tani as Elia Zaharia dhe as Leka nuk kanë bërë asnjë reagim, duke mos konfirmuar e as mohuar ndarjen e tyre.

    Por fakti që s’ka asnjë përgënjeshtrim, shihet si konfirmim i divorcit.

    Nuk dihet nëse Leka e ka tradhtuar Elian me fotografen e tij, çka mund të ketë shtyrë dhe ndarjen e tyre, apo Leka është lidhur me të më prapa.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit