Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës kanë deklaruar së fundmi se vajza e tyre 18-vjeçare nuk mund të lëvizë më lirisht jashtë për shkak të mundësisë së një sulmi ose rrëmbimi.
Princesha Amalia është larguar nga strehimi studentor ku qëndronte në Amsterdam dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Hagë.
Prindërit dhanë detaje përmes një komunikimi shumë emocional me shtypin, gjatë një vizite shtetërore në Suedi. Me sytë e mbushur me lot, mbretëresha Maxima e përshkroi këtë situatë si “pasojë të vështirë”.
“Nuk ka jetë studentore për të siç ka për të tjerët.”
Princesha Amalia – dhe kryeministri holandez Mark Rutte – janë përfshirë më shumë në komunikimet në lidhje me krimin e organizuar, gjë që tregon se ata mund të bëhen targeti kryesor i tyre.
Muajin e kaluar u publikuan fotografi zyrtare që tregonin një princeshë të buzëqeshur Amalia në ditën e parë të universitetit.
Shumë bujë u bë në vend kur adoleshentja u zhvendos në një shtëpi të përbashkët studentore dhe vazhdonte studimet për t’u diplomuar në politikë, psikologji, drejtësi dhe ekonomi në Universitetin e Amsterdamit.
Amalia, e cila mbush 19 vjeç në dhjetor, shihet nga shumë njerëz në Holandë si një mbretërore relativisht shumë e thjeshtë dhe e pjekur për moshën që ka. Në ditëlindjen e saj të 18-të, princesha ka folur hapur për shëndetin e saj mendor duke treguar se shumë shpesh i është dashur ndihma e një terapisti.
Familja e saj shpreson se masat e intensifikuara të sigurisë janë vetëm të përkohshme.