13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Prindër për herë të parë: Einxhel dhe Dj Dagz zbulojnë detaje të reja

    Pak ditë më parë, Einxhel dhe Dagz konfirmuan më në fund lajmin se do të bëheshin prindër pavarësisht se zërat për një shtatzëni të mundshme qarkullonin prej kohësh. Çifti, i cili u njoh dhe nisi romancën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” tregojnë tani gjatë një interviste për “Pushime On Top” sesi mësuan lajmin dhe emocionet e para.

    “Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi, por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzënë.”- tregoi Einxhel duke shtuar se një fëmijë është diskutuar që brenda shtëpisë së famshme, ndonëse asokohe edhe me nota humori.

    Nga ana tjetër Dj Gagz thotë se vazhdonte të mos e besonte derisa dëgjoi zemrën e bebushit të rrihte.

    “Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit I thashë më duket se po të bëj hallë. Testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që brenda shtëpisë se do të bënte tatuazh kur ta bëja baba.”- vazhdoi ajo.

    Nëse ka patur diçka të “vështirë” nga momenti i parë kur mësuan shtatzëninë, për Einxhelin ka qenë- t’ja tregojë të atit.

    “Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më i vështirë që mund tja thoja.”

    Përsa i përket gjinisë së bebushit, çifti tha se ende nuk e dinë as vetë pasi do ta zbulojnë përmes një feste me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit