24.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Prindërit e Kiarës flasin për situatën e Luizit

    Ndërkohë që situata e Luizit ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, një koment e kanë dhënë edhe prindërit e Kiarës, meqë e bija ishte e përfshirë shumë në këtë ngjarje, pasi ishte personi i parë tek i cili Luizi u drejtua për t’i shprehur shqetësimin e tij shëndetësor.

    Të ftuar virtualisht në “Ftesë në 5”, prindërit e Kiarës folën për situatën e krijuar dhe babai i Kiarës, Arbër Tito, u shpreh se fillimisht e kishte besuar rrëfimin dhe po ndiente keqardhje edhe për të bijën.

    “Me thënë të drejtën, unë u shokova. E besova, më vinte keq për Kiarën. Luizi e fitoi besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë, por duhet të ketë kujdes…se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hollë. Ai m’u duk cinik”, tha Arbër Tito.

    Ai s’i kurseu as kritikat për Kiarën, duke thënë: “Kiara m’u duk pak e ekzagjëruar. Duhet të ishte më e prerë që në fillim”.

    E ëma, Blerta, gjithashtu dha mendimin e saj për komentet ndaj së bijës në rrjetet sociale.

    “Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u përqendruam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, se ajo nuk i meriton”- u shpreh ajo, duke theksuar se Kiara u fut në “BBVA” për lojën e saj, nuk e futi Luizi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit