15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Priti katërnjakët dhe i shpëtoi jetën nënës së tyre, gazetari “shpërthen” ndaj doktorit të “Koço Gliozhenit”: Më kërkoi lekë për ekon e zemrës së bebit, kam prova

    Pas lajmit të çiftit, që u gëzuan më katërnjakë në maternitetin “Koço Glozheni”, u bë bujë në media, rrjete sociale dhe opinionin publik. Kjo ndodhi sidomos edhe pas rrëfimit prekës të doktorit Nderim Horeshka, i cili ndau rrugëtimin e vështirë të çiftit.

    Me mijëra ishin komentet që e përgëzuan mjekun për punën dhe përkushtimin ndaj kësaj familjeje të re, por mes gjithë këtij “lumi” komentesh pozitive gazetari Bekim Bici, nuk mendon kështu.

    Ai ka ndarë një eksperiencë personale, duke komentuar në postimin e doktorit. Gazetari shprehet se nuk bie dakord me ato çka janë thënë e besuar për mjekun, por deklaron se ky i fundit këkron para në këmbim të ekos së bebit.

    “Nuk ndaj të njëjtim mendim për këtë zotërinë. Është një njeri që në spital edhe për të bërë një video të ekos apo rrahjes së zemrës së bebit kërkon lekë”, ka shkruar Bici.

    Më tej ai i “u jep vërtetësi” fjalëve të tij pasi thotë:“E kam nga eksperienca personale madje edhe me prova.”

    Kujtojmë se Roza dhe Aldo refuzuan të abortonin foshnjat, pavarësisht rrezikut të lartë që kjo shtatzëni kishte për Rozën ashtu dhe për foshnjat. Që prej javës së 22-të, Roza u hospitalizua ndërsa dy ditë më parë ata lanë përfundimisht dhomën e spitalit të Koço Gliozhenit.

    Priti katërnjakët dhe i shpëtoi jetën nënës
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit